E rëndë në Malishevë/ Bie nga rimorkioja gjatë punës, humb jetën një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2026, 21:24

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Ngucat të Malishevës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë punës.

Sipas Policisë, viktima, një person mashkull i moshës madhore, dyshohet se ka rënë nga rimorkioja teksa ishte duke punuar.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Rasti është raportuar rreth orës 17:20, pasi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë është bërë e ditur se një person ishte dërguar pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipet përkatëse, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje janë duke vazhduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit