Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem në një prej autobusëve urbanë të linjës së Unazës, Tiranë.
Në pamjet e dërguara shihet uji që rrjedh nga tavani ose sistemi i kondicionimit dhe grumbullohet në dyshemenë e autobusit, pranë ndenjëseve dhe shtyllave mbajtëse.
Sipas denoncuesit, uji mund të vijë nga sistemi i kullimit të kondicionerit, i cili, sipas tij, është vendosur në mënyrë të papërshtatshme brenda autobusit.
Situata krijon vështirësi për pasagjerët, të cilët detyrohen të lëvizin nëpër pellgun e ujit gjatë udhëtimit.
Redaksia jonë publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa pritet një reagim nga strukturat përgjegjëse për mirëmbajtjen e autobusëve të linjës së Unazës.