Hajduti bën kërdinë: Vjedh 500 mijë lekë birra dhe redbull, kërkohet ndihmë për identifikimin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2026, 18:14

Një lokal në zonën e Rrugës “Ferit Xhajko” është bërë pre e një vjedhjeje, ndërsa gjithçka është dokumentuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Sipas denoncimit të mbërritur në JOQ, personi që shfaqet në pamje ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka marrë produkte me vlerë rreth 500 mijë lekë, kryesisht Red Bull dhe birra.

Pronari i biznesit ka vendosur të publikojë pamjet me shpresën se dikush do ta njohë personin dhe do të ndihmojë në identifikimin e tij.

Kushdo që e njeh personin në video ose ka informacion që mund të çojë në identifikimin e tij, lutet të kontaktojë redaksinë e JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit