Pastruesja hajdute fut në xhep policinë e Kenos

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.09.2026, 17:34

Tirana është kthyer zyrtarisht në skenën e një cirku ku Policia e Shtetit, e lënë pa fjalë dhe me duart lart nga drejtuesi i saj, Skënder Hita (Keno), duket se ose është palë, ose është shndërruar në rojën personale të “sanitares fantazmë”. Pas plot 15 denoncimesh të bardha në të zezë, ku skema përsëritet me një saktësi prej zvicerani, pyetja që po bën gjithë kryeqyteti është vetëm një: mos vallë kjo pastruese ka hyrë në ortakëri direkte me vetë uniformat blu dhe lekët ndahen në fund të muajit?!

Të gjithë dëshmojnë të njëjtën çmenduri: gruaja nuk shkon kurrë te shtëpitë e zakonshme, por ka një radar prej agjenteje speciale për të kapur në shenjë vetëm elitën, duke u zhdukur me orë Rolex, Cartier, byzylykë me diamante dhe thasë me flori, ndërsa në vend të tyre lë copëza teneqeje. Dhe ndërkohë që qytetarët çojnë në dyert e komisariateve certifikata origjinale, numra telefoni të djegur dhe prova, Policia e Keno-s zgjedh t’i mbyllë dosjet si “raste të pafaktuara” sapo zonja nxjerr ndonjë avokat në celular. Si ka mundësi që një fantazmë që ndërron emrat nga Diana te Ariana, Denada e Lorena, shëtit e qetë nëpër Tiranë pa u trembur nga asnjë patrullë?

Epo, nëse policia jonë nuk e ka gjetur ende, i vetmi shpjegim i mbetur është se Kenoja po pret që ajo t’i pastrojë edhe zyrën nga dokumentet e ngelura peng, përpara se të ulen bashkë të bëjnë bilancin e vjedhjeve të radhës!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit