Makina i pret rrugën biçikletës, plagoset rëndë drejtuesi i saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2026, 16:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Institutit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një qytetar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur rëndë nga një automjet, i cili më pas ka përfunduar në hyrjen e një dyqani.

Sipas dëshmive, aksidenti ka ndodhur pasi automjeti i ka prerë rrugën biçikletës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku.

Fatmirësisht, pranë vendit të ngjarjes ndodhej një infermier, i cili i ka dhënë të plagosurit ndihmën e parë dhe ka qëndruar pranë tij deri në mbërritjen e ambulancës.

Sipas burimeve, ambulanca ka mbërritur pas rreth 28 minutash, ndërsa më pas i plagosuri është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, e cila ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, prania e infermierit në momentet kritike duket se ka qenë vendimtare për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit