Tubacionet e ujit të çara prej 3 muajsh, ankesat e banorëve të Tiranës i merr era

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2026, 15:52

Banorët e rrugës “Pleurat Xhuvani” në Tiranë denoncojnë një problem të përsëritur me tubacionet e ujit, të cilat janë dëmtuar dhe vijojnë të rrjedhin prej disa muajsh.

Sipas banorëve, problematika është raportuar disa herë pranë bashkisë gjatë 2–3 muajve të fundit, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për riparimin e tubacioneve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të zgjidhur problemin dhe për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të rrugës dhe hapësirave përreth.

Tubacionet e ujit në rrugën tonë në Tiranë janë çarë. Edhe pse e kemi raportuar disa herë pranë bashkisë gjatë 2–3 muajve të fundit, askush nuk po ndërhyn. A mund të na ndihmoni me këtë problem?”, shprehen banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit