“Kamioni na rrezikoi jetën, parakaloi nga krahu i kundërt”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2026, 14:13

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër të rrezikshme në rrugë, ku një kamion i ngarkuar dyshohet se ka rrezikuar seriozisht jetën e personave që udhëtonin në automjet.

Sipas denoncuesit, kamioni u vinte nga pas duke u dhënë sinjal me drita, në mënyrë që t’i hapnin krahun. Por, në atë moment, nuk kishte hapësirë ku mund të spostoheshin.

Pavarësisht kësaj, drejtuesi i kamionit dyshohet se ka kryer parakalim në krahun e kundërt, duke u futur në një manovër të rrezikshme me një mjet të rëndë dhe të ngarkuar.

“Ky kamion na vinte mbrapa duke na lënë dritat për t’i hapur krahun, ndërkohë nuk kishim ku me i hap krahun. Na bëri parakalim në krah të kundërt, duke na rrezikuar jetën”, shkruan qytetari.

Një manovër e tillë, veçanërisht nga një kamion i ngarkuar, mund të ketë pasoja të rënda në rast të një përplasjeje apo humbjeje kontrolli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit