Sfida me paddle kalon në tjetër nivel, shqiptari merr shezlongun në det

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2026, 12:57

Pak muaj më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi videon e një të riu grek, i cili kishte hyrë në det me paddle, duke e kthyer lundrimin në një sfidë të vërtetë ekuilibri.

Pak javë pas publikimit të videos në JOQ, shqiptarët duket se nuk e lanë me aq. Sfida u mor seriozisht dhe një i ri në bregdetin e Dhërmiut vendosi të tregojë se mund ta çojë edhe më tej.

Por sot, në shtator, duket se niveli ka ndryshuar sërish.

Këtë herë nuk mjafton më të qëndrosh vetë mbi paddle. Një shqiptar ka vendosur të marrë me vete edhe shezlongun në det, duke e kthyer sfidën e ekuilibrit në një tjetër spektakël.

Nga një grek me paddle, te shqiptarët që tashmë po testojnë sa larg mund të shkojë ideja.

Sepse kur bëhet fjalë për të treguar se kush është më i miri, duket se shqiptarët e marrin sfidën personalisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit