Bisha e re që i hipën Rama për arsye sigurie! Nga se ka frikë?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2026, 12:16
Makina e re e Edi Ramës, një Mercedes-Benz S 350 d 4MATIC me çmim zyrtar fillestar mbi 121 mijë euro, është bërë pjesë e debatit pikërisht në një moment kur rrugët e Tiranës janë të mbushura me protesta dhe pakënaqësi qytetare. Në njërën anë njerëzit që dalin në rrugë për hallet e tyre, në anën tjetër Kryeministri që lëviz me një nga modelet më luksoze të Mercedes-Benz. Një pamje që të paktën në planin simbolik është e vështirë të mos tërheqë vëmendjen. Makina është marrë me qira dhe paguhet nga buxheti i PS, pasi sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ai automjet përdoret edhe për aktivitete të tjera partiake.
Sipas versionit zyrtar, makina lidhet edhe me çështjet e sigurisë dhe është zgjedhur në përputhje me kërkesat e Gardës së Republikës. Por pikërisht këtu lind pyetja që nuk mund të shmanget, nga se ruhet Kryeministri Rama? Nga ndonjë kërcënim konkret, apo nga një realitet social që po bëhet gjithnjë e më pak komod për qeverinë? Dhe me protestat që zhvillohen në rrugët e kryeqytetit, pyetja bëhet edhe më therëse: a ia kanë futur frikën protestat Kryeministrit?
Sepse S-Class-i me targat AC 753 ZN mund të jetë shumë i mirë për të izoluar zhurmën e jashtme, por vështirë se mund të izolojë pyetjet që vijnë nga ajo zhurmë. Mund të ketë xhama të errët, komoditet dhe siguri, por jashtë saj janë qytetarët, protestat dhe një realitet ekonomik që nuk lëviz me S-Class.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit