Datë zie për Lamallarin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2026, 11:17

11 shtatori 2025 dhe 11 shtatori 2026, janë këto dy momente zie për Besfort Lamallarin. Ashtu si Kullat Binjake, sot u shemb edhe karriera e Lamallarit në kabinetin qeveritar.

Si sot e një vit më parë, Lamallari u përtyp dhe për pak sa nuk iu zu fryma kur Rama e emëroi papritur në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Teksa sot pas një viti, siç duket, i ka ikur buzëqeshja reale, fytyra i është zbehur dhe nga halli pranon që beratasi Demo po ia merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Këto janë dy momente të hidhura për Lamallarin. Nga një njeri "profesionist, i mençur dhe i përkushtuar" për Ramën, sot Lamallari do të jetë thjesht një shtojcë e ekipit të kryeministrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit