Rama heq Lamallarin, emëron Ervin Demon ministër të Brendshëm

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2026, 10:08

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Sipas burimeve nga mbledhja e qeverisë, Rama ka propozuar në krye të Ministrisë së Brendshme Ervin Demon, i cili deri tani mbante postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Lamallari kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme në mars të vitit 2026. Përpara këtij posti, ai kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë, ndërsa ndryshimi i fundit shënon një tjetër lëvizje në drejtimin e një prej dikastereve kryesore të qeverisë.

Ndërkohë, Ervin Demo pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas propozimit të bërë nga kryeministri. Ndryshimi vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në kabinetin qeveritar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit