Një tubim masiv i paralajmëruar në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të mbahet më 13 shtator në Ljubljana të Sllovenisë.
Tubimi do të zhvillohet në Tivoli Park, duke nisur nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:00.
Organizatorët e kanë vendosur aktivitetin nën moton “Mërgata po pret”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të shqiptarëve në diasporë.
Ngjarja vjen në kuadër të aktiviteteve mbështetëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
