Grabiti 9 shtëpi në Austri, shqiptari kapet nga ADN-ja dhe përfundon në burg

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2026, 08:54

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg nga drejtësia austriake, pasi u shpall fajtor për grabitjen e 9 banesave në Vorarlberg të Austrisë.

Ngjarjet kanë ndodhur gjatë periudhës korrik-gusht 2025, ndërsa dëmi i shkaktuar nga vjedhjet llogaritet në rreth 14 mijë euro.

Sipas raportimeve, në disa prej grabitjeve dyshohet se ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor.

Mediat austriake e kanë cilësuar të pandehurin si “turisti i vjedhjeve”, pasi ai dyshohet se udhëtonte për të kryer grabitje.

Identifikimi i tij u bë përmes gjurmëve të ADN-së të gjetura në vendngjarje, ndërsa më pas ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti europian.

Sipas hetimeve, 46-vjeçari dyshohet se kishte probleme me lojërat e fatit dhe rreth 12 mijë euro borxhe ndaj bankave.

Ky nuk ishte rasti i parë penal për të, pasi më herët ai kishte vuajtur dënime me burg edhe në Suedi dhe Danimarkë për vepra të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit