Një jetë është shuar shumë herët. Vindenis Mehdi Avdiu, i lindur më 21 korrik 1995, është ndarë nga jeta më 9 shtator 2026, në moshën vetëm 31-vjeçare, pas një përballjeje me një sëmundje të rëndë.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur thellë familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Familja Avdiu ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, më 11 shtator, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Tërrnavë të Podujevës.
Humbja e Vindenisit ka lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit e tij të dashur, të cilët do ta kujtojnë përherë.
Ngushëllime familjes Avdiu, të afërmve dhe miqve. I lehtë i qoftë dheu.