Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Zvicër, ku një autobus turistik është përmbysur në rajonin e Engadinës, në kantonin Graubünden.
Sipas autoriteteve zvicerane, nga aksidenti ka persona që kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën mes Zernez dhe Susch, ku menjëherë është aktivizuar një operacion i madh shpëtimi me helikopterë dhe ekipe emergjence.
Disa prej të plagosurve janë trajtuar në vendngjarje, ndërsa të tjerë janë transportuar në spital.
Numri i saktë i viktimave dhe i të lënduarve ende nuk është bërë publik.
Dyshohet se autobusi i përket kompanisë holandeze Oad, e cila organizon udhëtime turistike në grup.
Kompania ka shprehur keqardhje për ngjarjen, ndërsa ka bërë të ditur se informacionet janë ende të kufizuara.
Rruga Engadinerstrasse është mbyllur për qarkullim, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.