“Nami” në Himarë: Tavo skualifikon ofertën më të ulët me 500 mijë euro 

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.09.2026, 21:29

Bashkia e Himarës, nën drejtimin e Vangjel Tavos, ka mbyllur procedurën e prokurimit publik për rikonstruksionin e aksit rrugor Borsh-Çorraj. Dokumentet zyrtare të tenderit tregojnë një rrjedhë procedurale që ngre dyshime të forta për menaxhimin e fondeve publike dhe cenimin e garës së lirë.

Fondi limit i përcaktuar nga autoriteti kontraktues ishte 249,997,302.85 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.7 milionë euro. Në garë morën pjesë disa bashkime operatorësh ekonomikë me diferenca të dukshme në çmimet e ofruara:

  • Bashkimi "INERTI" SHPK & "ALBAVIA" SHPK: paraqiti ofertën më të ulët ekonomike në vlerën 182,405,275 lekë pa TVSH.
  • Bashkimi "AGBES CONSTRUCTION" SHPK & "BESTA" SHPK: paraqiti ofertën në vlerën 234,484,650 lekë pa TVSH.
  • Operatorë të tjerë: paraqitën oferta më të larta, përfshirë "2 T" SHPK 241.3 mln lekë dhe "SALILLARI" SHPK 247 mln lekë.

Në vend që t'i besojë punimet bashkimit të shoqërive që ofroi kursimin më të madh për buxhetin e shtetit, Bashkia Himarë skualifikoi ofertën minimale dhe i dha fitoren bashkimit të bashkë-ortakëve "AGBES CONSTRUCTION" në pronësi të Arben Gogës dhe Bashkim Ramajt dhe "BESTA" në pronësi të Robert Zykës.

Skualifikimi i ofertës prej 182.4 milionë lekësh dhe përzgjedhja e ofertës prej 234.4 milionë lekësh krijon një diferencë prej mbi 52 milionë lekësh të reja ose rreth 500 mijë euro. Kjo shmangie nga oferta më ekonomike përkthehet në një kosto shtesë të drejtpërdrejtë për taksapaguesit, duke afruar çmimin fitues pothuajse në tavanin e fondit limit të parashikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit