“Bleva krepin te Creperia PNL 2004, gjeta një copë xhami brenda”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.09.2026, 20:33

Një denoncim shqetësues në lidhje me sigurinë ushqimore ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila thotë se ka gjetur një copë xhami brenda një krep-i të porositur te “Creperia PNL 2004” në Tiranë.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja tregon krepin dhe brenda tij duket një copë e mprehtë xhami. Sipas saj, e ka konstatuar gjatë konsumimit dhe fatmirësisht e ka vënë re në kohë, pa e gëlltitur.

“Po sikur ta kishte kafshuar një fëmijë këtë, mund të kishte përfunduar shumë keq!”, shkruan qytetarja, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e ushqimeve që u shërbehen klientëve.

Ajo shprehet se pas këtij rasti i ka humbur dëshira për të konsumuar më ushqim në këtë subjekt dhe kërkon që rasti të merret në konsideratë nga institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

“Ushqimi nuk është një vend për neglizhencë”, shkruan ajo në mesazhin e saj drejtuar redaksisë.

Nga pamjet e dërguara në redaksi duket qartë copa e mprehtë brenda krepit, ndërsa JOQ Albania nuk mund të përcaktojë se si ajo ka përfunduar në ushqim. Për këtë arsye, mbetet e hapur mundësia që subjekti “Creperia PNL 2004” të japë versionin dhe sqarimet e tij lidhur me rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit