Dyshohet se byreku i mbeti në fyt, ndërron jetë pavarësisht ndërhyrjes së Emergjencës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.09.2026, 18:49

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtimen, ku një person ka humbur jetën pasi është gjetur i shtrirë pranë një marketi në rrugën “Tahir Sinani”.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se personi ka pësuar bllokim të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.

Mjekët që kanë ndërhyrë kanë bërë të ditur se kanë larguar një copë byreku nga fyti i tij, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit