Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, humb jetën në spital 40-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.09.2026, 16:40

Ka ndërruar jetë në Itali 40-vjeçari Saimir Kola, një prej gjashtë anëtarëve të familjes që mbetën të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tyre në Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht.

Kola ishte dërguar për mjekim në Itali, ku prej 12 ditësh po trajtohej për shkak të djegieve të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi.

Ngjarja e rëndë preku të gjithë familjen Kola, pasi nga shpërthimi u plagosën edhe pesë pjesëtarë të tjerë. Tre prej tyre pësuan dëmtime më të rënda, ndërsa mes të lënduarve ishin edhe dy fëmijë. Sipas të dhënave, pjesëtarët e tjerë të familjes ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ndodhi në banesën dykatëshe ku familja Kola kishte ardhur nga Italia për një gëzim familjar. Më 30 gusht, Saimiri pritej të martonte mbesën e tij, vajzën e vëllait.

Zhurma e fuqishme e shpërthimit u dëgjua në të gjithë zonën, ndërsa banesa pësoi dëme të konsiderueshme. Bombola e gazit, sipas të dhënave, ishte vendosur jashtë shtëpisë.

Vdekja e 40-vjeçarit e ka kthyer ngjarjen e 29 gushtit në një tragjedi për familjen Kola, e cila tashmë përballet me humbjen e një prej familjarëve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit