Një situatë shqetësuese raportohet në plazhin e Spillesë, ku ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë përmbytur hapësirat e jashtme.
Sipas denoncimit të mbërritur në JOQ, ujërat e ndotura janë grumbulluar në formën e pellgjeve pranë zonave ku qëndrojnë pushuesit, duke krijuar një situatë aspak normale për një zonë turistike.
Era, temperaturat e larta dhe prania e ujërave të zeza pranë plazhit e bëjnë edhe më shqetësuese situatën, ndërsa pushuesit përballen me një mjedis të ndotur pikërisht aty ku duhet të kalojnë ditët e pushimit.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritet përkatëse.