Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes së djeshme në MLS ndodhi para nisjes së sfidës mes Chicago Fire dhe Inter Miami, në Soldier Field.
Lionel Messi, Luis Suárez dhe Robert Lewandowski u takuan sërish, këtë herë në Shtetet e Bashkuara, duke rikthyer për pak çaste kujtimet e kohës së tyre te Barcelona. Të tre yjet u përshëndetën ngrohtësisht në tunel dhe shkëmbyen përqafime para se të zbrisnin në fushë. Edhe pse Lewandowski u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2022 dhe nuk pati mundësi të debutonte krah Messit dhe Suarez kjo nuk e bën një lojatrë më pak të pëlqyer.
Në këtë përballje, Lewandowski ishte protagonist për Chicago Fire, duke shënuar golin e avantazhit në pjesën e parë. Inter Miami reagoi pas pushimit dhe Casemiro barazoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Messi, duke vulosur rezultatin 1-1.
Por për tifozët e Barcelonës, rezultati mbeti në plan të dytë. Pamja e Messi-t, Suárezit dhe Lewandowskit së bashku ishte padyshim një nga momentet më nostalgjike të natës.
Tre emra gjigantë të futbollit, një e kaluar e përbashkët te Barça dhe një tjetër takim në skenën amerikane.