“Udhëtoni me kujdes! Delja në korsinë e shpejtësisë për pak më mori jetën”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.09.2026, 13:10

Një qytetar i ka shpëtuar për pak një aksidenti ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, në drejtim të TEG-ut.

Qytetari po udhëtonte me motor kur një dele, e cila ndodhej në korsinë e shpejtësisë, i ka prerë rrugën.

Për fat të mirë, ai ka arritur të devijojë në kohë dhe të shmangë përplasjen me kafshën, duke parandaluar një aksident që mund të kishte pasoja të rënda.

Përmes një videoje nga vendngjarja, qytetari bën thirrje për më shumë kujdes dhe masa sigurie, pasi prania e kafshëve në autostradë përbën një rrezik serioz jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

“Shikoni çfarë bëhet këtu, në autostradë, afër TEG-ut. Desh na rrëzoi”, shprehet ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit