“Lajthisin” shkodranët, pas sherrit nxjerrin pistoletat në mes të lokalit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.09.2026, 13:12

Një konflikt i nisur më herët ka përfunduar me kërcënime me armë në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re, në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar më 6 shtator, pas një përplasjeje fizike mes dy shtetasve dhe një të mituri. Pas konfliktit, dy persona dyshohet se janë rikthyer në lokal, këtë herë të armatosur, ku kanë kanosur dy prej personave të përfshirë në përplasjen e mëparshme.

Sipas të dhënave për ngjarjen, situata ka kaluar kështu nga një konflikt fizik në një kërcënim serioz me armë, duke krijuar panik në ambientet e lokalit.

Dy personat e dyshuar për kanosjen janë shpallur në kërkim, ndërsa për ngjarjen po hetohen edhe persona të tjerë, përfshirë pronarin e lokalit.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar është dinamika e plotë e konfliktit dhe mënyra se si një përplasje fizike përfundoi me armët e nxjerra në mes të lokalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit