Turistët elitar ‘pastrojnë’ tabakinon: Njëri huton shitësin, të tjerët vjedhin vape

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.09.2026, 12:07

Një skemë vjedhjeje është kapur nga kamerat e sigurisë së një tabakinoje në zonën e Rrugës së Barrikadave në Tiranë, ku tre shokë italian veprojnë në bashkëpunim për të vjedhur vape.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Siç shihet edhe në pamjet që disponon JOQ Albania, njëri prej tyre huton shitësin dhe e mban të zënë, ndërsa dy të tjerët shfrytëzojnë momentin për të marrë vape nga raftet.

Njëri shpërqëndron shitësin. Dy të tjerët veprojnë. Skemë e mirë menduar.

Por kjo nuk është hera e parë që tabakinoja bëhet pre e një veprimi të tillë nga të njejtët persona. Vjedhja, sipas pronarit, është përsëritur për të dytën herë ku personat kanë përdorur të njëjtën mënyrë për të shpërqendruar shitësin dhe për të marrë produktet.

Tre turistë elitar, njëri që huton dhe dy që marrin mallin. Një skemë që, sipas asaj që shihet në pamje, nuk duket aspak si një veprim i rastësishëm.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje, si jeni? Doja të denoncoja një rast te ju pasi është gjë e përsëritur nga këta turistë Italian duke vjedhur në tabakino në orën tre të mëngjesi në zonën e rrugës së Barrikadave. Doja t'i thoja shqiptarëve që na akuzojnë nëpër botë këta janë më keq. Turp, turp, turp!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit