Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.09.2026, 09:28

Një aksion kontrolli është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në dy institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend, në burgun e Reçit dhe atë të Burrelit. Sipas burimeve të sigurta, kontrollet janë zhvilluar që në orët e para të mëngjesit nga AMSEVP.

Gjatë kontrolleve të kryera deri tani, mësohet se janë gjetur sende të ndaluara në posedim të disa të burgosurve. Kontrollet janë pjesë e një aksioni për evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të palejuara brenda ambienteve të IEVP-ve.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë në të dyja burgjet, ndërsa në orët në vijim priten të dalin më shumë detaje mbi rezultatet e aksionit, sendet e sekuestruara dhe personat ndaj të cilëve janë konstatuar shkelje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit