Një punonjës i një pike këmbimi valutor në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë pas një gabimi të bërë gjatë një transaksioni.
Sipas tij, klienti i ka dhënë 2,000 CHF dhe 1,000 euro, por gjatë llogaritjes punonjësi ka ngatërruar shumën dhe e ka llogaritur sikur klienti kishte dhënë 2,000 CHF dhe 2,000 euro.
Si pasojë e këtij gabimi, punonjësi pretendon se i ka dorëzuar klientit rreth 910,000 lekë më shumë nga sa duhej.
“Çdo gjë ka ndodhur gabimisht. I gjithë faji ka qenë i imi, jo i klientit. Ju lutem, nëse keni mundësi, më ndihmoni.”
Punonjësi thotë se disponon edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë momentin e transaksionit. Megjithatë, gabimi në llogaritjen e valutave nuk kuptohet drejtpërdrejt nga pamjet.
Ai i bën apel klientit që, nëse e sheh publikimin dhe e kupton se ka marrë shumën e tepërt, të kontaktojë me të për të rikthyer paratë.
JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e vëna në dispozicion nga punonjësi, me shpresën që rasti të zgjidhet dhe shuma e dhënë gabimisht të rikthehet.