Dita e 102-të e protestës, qytetarët bllokojnë rrugët: Fikini makinat!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.09.2026, 21:58

Në ditën e 102-të të protestës, një grup protestuesish janë zhvendosur nga hapësira përpara Kryeministrisë drejt Unazës së Tiranës, duke vijuar aksionin e tyre në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Me thirrjet “Fikini makinat” dhe “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit janë vendosur në rrugë, duke penguar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe duke sjellë radhë të gjata trafiku.

Siç shihet dhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një numër i madh automjetesh janë detyruar të qëndrojnë në radhë, ndërsa protestuesit vijojnë aksionin.

Në nisje të protestës, grupi është vendosur në urën e madhe të Unazës, ku ka bllokuar qarkullimin në një prej segmenteve kryesore të Tiranës.

Më pas, protestuesit kanë vijuar marshimin nëpër kryeqytet, duke u ndalur edhe në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit”. Aty janë ulur në rrugë dhe kanë penguar përkohësisht kalimin e një autobusi të transportit publik.

Pavarësisht vështirësive të krijuara në qarkullim, protesta e sotme vijon me marshim dhe tubime në disa zona të Tiranës, ndërsa protestuesit përsërisin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit