Spak “i arreston” një tjetër vilë Ballukut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.09.2026, 19:27

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë sot një vendim për vendosjen e masës së sigurimit pasuror "sekuestro preventive" mbi një vilë luksoze të lidhur me zëvendëskryeministren dhe ministren e Pandehur për korrupsion, Belinda Balluku.

Në vend të caktimit të një mase shtesë sigurimi personal ndaj vetë të pandehurës, organi i akuzës ka vendosur t'i vërë prangat vetëm pasurisë së paluajtshme. Njoftimi i sotëm po cilësohet si një nga lëvizjet më të çuditshme të historisë së këtij institucioni, duke ngritur supin e kritikave mbi efikasitetin e aksionit ligjor.

Detajet e pronës së sekuestruar:

  • Lloji i pasurisë: Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27, në kompleksin "Green Coast", Palasë.
  • Sipërfaqja totale: 478 m² truall.
  • Struktura e ndërtesës (142.6 m² ndërtesë):
    • Kati përdhe: 142.6 m²
    • Kati i parë: 128.6 m²
    • Parkim 1: 20.1 m²
    • Parkim 2: 40.2 m²
  • Të dhënat kadastrale: Zona Kadastrale 1739, pasuria nr. 68/87/73, Volumi 9, Faqe 148.

Ndërsa vila është sekuestruar, vendimi i SPAK-ut lë jashtë çdo mase shtrënguese personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë. Nuk është marrë asnjë masë ndaj Igli Tares, i akuzuar publikisht si pastruesi i parave të Ballukut, si dhe ndaj Arbër Abazit, i identifikuar si korruptuesi direkt në këtë skedë.

Kjo mënyrë veprimi ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e organit të akuzës. Kritrikët pyesin nëse SPAK po ushtron funksionin e tij si hetues i krimit apo po kthehet në një "noter" që, në vend të konfiskimit dhe dënimit të korrupsionit, thjesht regjistron dhe faturon pasuritë për llogari të zyrtarëve të lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit