Këtu rregullat zbatohen, në Shqipëri harrohen? Shqiptari: Merrni shembull!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.09.2026, 18:35

Një qytetar shqiptar, i cili ndodhet në Luksemburg, ka përcjellë për JOQ një apel për të gjithë shoferët shqiptarë: merrni pak shembull nga mënyra sesi respektohen rregullat e qarkullimit në Europë.

Në një nga vendet më të zhvilluara të Europës, rregullat e qarkullimit nuk janë thjesht tabela dekorative. Kufijtë e shpejtësisë respektohen, kontrollet janë të vazhdueshme dhe shkeljet ndëshkohen. Luksemburgu përdor radarë fiksë, mobilë, radarë semafori dhe sisteme për matjen e shpejtësisë mesatare.

Por pyetja që lind është e thjeshtë: pse shqiptarët dinë t’i zbatojnë rregullat sapo kalojnë kufirin?

Në Europë nuk guxon askush të ecë si i çmendur, të parakalojë ku t’i dojë qejfi apo të shpërfillë kufijtë e shpejtësisë. Sepse e dinë që ligji funksionon dhe ndëshkimi nuk vonon.

Ndërsa sapo kthehen në Shqipëri, për disa prej tyre duket sikur ndryshon gjithçka. Semafori bëhet “sugjerim”, vijat e bardha humbasin kuptimin dhe shpejtësia e lejuar duket si një numër që askush nuk ka detyrim ta respektojë.

Pra, nuk është se shqiptari nuk di të respektojë rregullat. I respekton shumë mirë kur shkon në Europë. Atëherë pse nuk i respekton edhe në vendin e tij?

Qytetari apelon që shoferët shqiptarë të marrin shembull nga vendet europiane, sepse rregullat e qarkullimit nuk janë vendosur për të të prishur qejfin, por për të shpëtuar jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit