Kashar/ Vajza e vogël qan e tmerruar, burri rreh nënën dhe i shkul flokët gruas së tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2026, 17:12

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë dhune në familje është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Kasharit.

Pamjet e një skene tronditëse kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një burrë rreth të 40-ave shihet duke ushtruar dhunë fizike brutale ndaj nënës së tij dhe bashkëshortes, në prani të një fëmije të mitur.

Në pamjet e siguruara shihet qartë se si autori, pasi zbret nga një automjet me targa të huaja, afrohet dhe godet fillimisht nënën e tij në kokë. Më pas, ai vërtitet drejt vajzës së mitur dhe bashkëshortes, të cilës i shkul flokët dhe e godet vazhdimisht. Pavarësisht se nëna përpiqet t’i ndajë dhe fëmija qan e bërtet i tmerruar në mes të rrugës, burri nuk ndalet së dhunuari gruan.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një aks me fluks të lartë lëvizje dhe për momentin, shkaqet e këtij akti skandaloz mbeten ende të paqarta.

JOQ Albania i bën thirrje urgjente Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse që të reagojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të arrestojnë autorin e kësaj dhune çnjerëzore, i cili rrezikon sigurinë e familjarëve të tij dhe të shoqërisë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit