Makinat parkohen në mes të rrugës pas SPAK-ut, banorët nuk kanë si të dalin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.09.2026, 17:02

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorë të një zone pranë godinës së SPAK, ku rruga duket se është kthyer në një parking të improvizuar.

Sipas qytetarit, shoferë të ndryshëm i parkojnë automjetet në mes të rrugës, duke bllokuar kalimin dhe duke ua bërë banorëve thuajse të pamundur hyrje-daljen nga zona.

Situata bëhet edhe më absurde për shkak të vendndodhjes. Vetëm pak metra larg një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend, rregullat e qarkullimit duket se nuk ekzistojnë për askënd.

Banorët detyrohen të përballen çdo ditë me makina të lëna në mënyrë të papërgjegjshme, ndërsa askush nuk duket se ndërhyn për të vendosur rregull.

Qytetari ngre një pyetje të thjeshtë, por që kërkon përgjigje: A ka polici? A ka shtet?

Sepse kur qytetarët nuk mund të dalin dot nga lagjja e tyre për shkak të makinave të parkuara në mes të rrugës, ndërsa shkelja ndodh hapur dhe vazhdimisht, atëherë problemi nuk është vetëm mungesa e kulturës së shoferëve, por edhe mungesa e kontrollit nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit