Zbardhet plagosja në Laprakë, 36-vjeçari qëlloi dy shokët për motive të dobëta

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.09.2026, 15:52

Një konflikt me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit në zonën e Laprakës, ku dy persona, D. T 35-vjeç dhe B. D 39-vjeç, miq me njëri-tjetrin, mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se 36-vjeçari Arbër Krrashi, banues në Tiranë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, për motive të dobëta.

Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa dy të plagosurit kanë shkuar vetë për të ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e 36-vjeçarit, ndërsa po hetohen të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në përplasjen me armë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit