“A shet dikush libra të përdorura për vitin e parë? Nuk kam mundësi t’i blej të reja”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.09.2026, 13:13

Një apel për ndihmë ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania për një gjimnazist që do të nisë vitin e parë shkollor, por familja e tij ndodhet në vështirësi ekonomike dhe nuk ka mundësi financiare për t’i blerë librat shkollorë.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ndërkohë që mijëra fëmijë përgatiten me çanta dhe libra të rinj, ky vogëlush rrezikon ta nisë rrugëtimin e tij të parë në shkollë pa mjetet më bazike për të mësuar.

Familja e tij apelon për ndihmën e çdo qytetari që ka mundësi të dhurojë ose të sigurojë librat e klasës së parë.

JOQ Albania i bashkohet kësaj thirrjeje dhe u bën apel të gjithë qytetarëve që mund të japin një dorë ndihmë. Për dikë mund të jenë thjesht disa libra, por për këtë djalë ato janë hapi i parë drejt dijes dhe së ardhmes.

Le të bëhemi bashkë që asnjë fëmijë të mos mbetet pas vetëm sepse familja e tij nuk ka mundësi ekonomike.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, a mund të më gjeni ndonjë që shet libra për vitin e parë të përdorura sepse nuk kam mundësi për t'i blerë 120 mijë lekë të reja!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit