“Monstra që mashtron rrugëve të Vlorës”/ Denoncimi për një person që shtiret si invalid

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.09.2026, 22:49

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një person në zonën e Lungomares, Vlorë, të cilin e akuzon se shtiret si invalid për të kërkuar para nga kalimtarët.

Sipas denoncuesit, personi gjatë ditës shfaqet në rrugë duke përdorur një karrocë me rrota, ndërsa në pamje të tjera shihet duke lëvizur në këmbë.

Në videot e dërguara në redaksi, personi shihet në zona të ndryshme të Lungomares duke përdorur karrocën me rrota. Në një tjetër moment, ai shihet duke ecur normalisht pranë një kioske apo lokali.

Denoncuesi pretendon se bëhet fjalë për një person që përdor këtë mënyrë për të mashtruar kalimtarët.

“Ja ku është monstra që mashtron rrugëve të Vlorës. Ja, sapo kaloi përsëri në Lungomare. Është ordiner mashtrues.”

Ai pretendon gjithashtu se personi gjatë orëve të natës merret me aktivitete sportive, ndërsa gjatë ditës shfaqet në rrugë në karrocë me rrota.

Megjithatë, nga pamjet nuk mund të përcaktohet nëse personi ka apo jo një problem shëndetësor apo nëse përdorimi i karrocës është pjesë e një skeme mashtrimi. Këto pretendime kërkojnë verifikim nga autoritetet.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, duke sjellë rastin në vëmendje dhe duke kërkuar verifikimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit