Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.09.2026, 22:12

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:20, te fusha e sportit në zonën e Laprakës në Tiranë. Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit:

  • Bledar Dauti, 39 vjeç

  • Dashamir Tahiri, 35 vjeç

Të dy personat kanë marrë plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme (këmbë) dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit pritet t'i marrin në pyetje për të mësuar më shumë rreth motivit dhe dinamikës së përplasjes.

Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur krehjen e territorit. Pak metra larg vendit të ngjarjes, policia ka gjetur të braktisur automjetin e përdorur nga autorët. Paralelisht, grupi hetimor po sekuestron dhe këqyr kamerat e sigurisë së bizneseve pranë "Fushës" në Laprakë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës:

"Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e 'Fushës', në Laprakë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit