“Më vodhën makinën dhe dokumentet personale”/ Denoncimi nga Lezha

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.09.2026, 20:53

Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e automjetit të tij tip Renault Megane, me targë AB-244-TI.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, më 7 shtator 2026. Qytetari pretendon se autorët kanë thyer xhamin e pasëm të automjetit dhe kanë marrë makinën.

Brenda automjetit, sipas denoncuesit, ndodheshin edhe disa dokumente personale, përfshirë patentën, kartën e identitetit dhe kartën bankare.

“Jam një djalë nga Lezha që më kanë vjedhur makinën tip Renault Megane, me targë AB-244-TI, me të gjitha dokumentet personale. Denoncimin në polici e kam kryer, por policia nuk reagon. Ju lutem, më ndihmoni.”

Qytetari thotë se ka bërë denoncimin pranë policisë dhe ka vënë në dispozicion edhe fotografitë e automjetit, me shpresën se pamjet dhe informacioni do të ndihmojnë në gjetjen e tij.

Ai kërkon ndihmën e qytetarëve të Lezhës dhe të kujtdo që mund ta ketë parë automjetin me targë AB-244-TI pas momentit të vjedhjes.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe fotografitë e automjetit, me shpresën që ai të identifikohet dhe të gjendet sa më shpejt. Redaksia mbetet e hapur për çdo informacion apo reagim nga autoritetet lidhur me rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit