Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje të ndodhur në Lagjen 16, Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të natës, kur një person afrohet te frigoriferi i pijeve, i vendosur jashtë biznesit.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, personi hap frigoriferin dhe merr disa kanaçe pijesh, të cilat i vendos në një qese, me të cilat personi largohet më pas nga vendi.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.
JOQ Albania publikon pamjet për të sjellë rastin në vëmendje dhe për të paralajmëruar bizneset e zonës për raste të ngjashme.