Protestuesit “bombardojnë” me vezë makinën e deputetes PS-së

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.09.2026, 19:28

Pas përfundimit të seancës plenare, tensionet jashtë Parlamentit kanë vijuar, teksa protestuesit kanë qëlluar me vezë makinën e deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi.

Në momentin që deputetja po tentonte të largohej nga ambientet e Parlamentit, protestuesit kanë vërshuar drejt automjetit duke e qëlluar me vezë.

Pamjet tregojnë makinën e deputetes duke u “larë” me vezë, ndërsa protestuesit vijojnë reagimin e tyre në momentin e largimit të saj nga Parlamenti.

Ky është një tjetër moment i tensionuar i protestës së sotme, që zhvillohet në ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa tubimi jashtë Parlamentit vijon prej orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit