Policia shoqëron gazetarin Shpend Gashi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.09.2026, 18:57

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së sotme qytetare jashtë Parlamentit, në ditën e 101-të të rezistencës, teksa në Kuvend ka nisur seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar.

Gjatë protestës, forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej protestuesve, ndërsa raste të tilla janë shënuar edhe më herët gjatë tubimit të sotëm.

Në një prej momenteve të tensionuara, efektivët kanë shoqëruar gazetarin dhe analistin Shpend Gashi.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania duket se Gashi tenton të komunikojë me efektivët e policisë, por pak çaste më pas shoqërohet prej tyre dhe largohet nga zona ku po zhvillohej protesta.

Ndërkohë, protesta jashtë Parlamentit vijon mes thirrjeve kundër qeverisë dhe klasës politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit