Përfshihet nga flakët shkolla 9-vjeçare në Qinam: Godina u dogj plotësisht!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.09.2026, 17:26

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme shkollën 9-vjeçare në fshatin Qinam të Tiranës.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë godinën e shkollës të përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, godina është djegur plotësisht, ndërsa përmasat e dëmeve pritet të përcaktohen pas shuarjes së flakëve.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit