Shqiptarja hidhet në oqean për të shpëtuar një fëmijë 8-vjeçar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.09.2026, 14:59

Një shqiptare është kthyer në heroinë për një familje në New Jersey, pasi pa hezitim u fut në ujërat e oqeanit për të shpëtuar një fëmijë që po rrezikonte të mbytej.

Ngjarja ndodhi më 7 shtator në plazhin e Long Branch, New Jersey, ku Xhenana Lanica po kalonte ditën me familjen e saj. Gjithçka po shkonte normalisht, deri në momentin kur ajo dëgjoi britmat e dëshpëruara të dy fëmijëve që kërkonin ndihmë.

Dy vëllezër, rreth 8 dhe 10 vjeç, ishin kapur nga një rrymë e fortë detare dhe po tërhiqeshin gjithnjë e më larg bregut, drejt ujërave më të thella.

Pa menduar për rrezikun, Xhenana u nis menjëherë drejt tyre. Ajo arriti te njëri prej fëmijëve, 8 vjeç, dhe e ndihmoi të rikthehej i sigurt në breg. Në të njëjtën kohë, një burrë tjetër ndërhyri për të shpëtuar vëllain e tij rreth 10 vjeç.

Pas momenteve të frikshme, të dy fëmijët arritën të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjes së tyre.

Rasti i Xhenanës është një shembull i bukur i guximit dhe humanizmit. Në një moment kur shumëkush mund të paralizohej nga frika, ajo zgjodhi të veprojë dhe t’i japë një fëmije mundësinë të kthehej i sigurt në krahët e familjes së tij.

Sot, Xhenana Lanica nuk është vetëm një shqiptare në New Jersey, por edhe një shembull se si një veprim i guximshëm mund të ndryshojë përgjithmonë jetën e dikujt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit