“Belinda Balluku emëron ministra dhe kërcënon Ramën”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.09.2026, 08:55

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në “Çim Peka Live”, duke akuzuar Belinda Ballukun se ka ndikim të drejtpërdrejtë në emërimet në qeveri. Sipas Ahmetajt, Balluku emëron ministra dhe e kërcënon kryeministrin Edi Rama në rast se preken personat e saj të emëruar.

Ahmetaj deklaroi gjithashtu se struktura që ai ia atribuon Ballukut vijon të jetë e fuqishme dhe e shtrirë në institucione të ndryshme. “Struktura e Belinda Ballukut dhe e kreut të organizatës dhe në AKSH, dhe në energji dhe në Kadastër është e fortë e vazhdon”, tha ai, duke shtuar se sipas tij kjo strukturë nuk është cenuar dhe është “më e fortë se kurrë”.

Duke folur për zhvillimet politike në vend, Ahmetaj tha se nuk mund të ketë zgjedhje të lira sipas tij, pasi “janë vjedhur rregullat e lojës”. Ai foli edhe për ish-ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke pretenduar se është “masakruar” për një ligj që, sipas tij, do t’i shërbejë krijimit të një karteli. Në përfundim, Ahmetaj e cilësoi protestën si “shpëtimin e Shqipërisë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit