“Vetëm makinës time i kanë vendosur gjobë”/ Qytetari denoncon parkimin në Myslym Shyri

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.09.2026, 01:08

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur në Myslym Shyri, Tiranë.

Në pamjet e dërguara, qytetari tregon automjetin e tij, mbi të cilin është vendosur një gjobë, ndërsa më pas filmon makinat e tjera të parkuara në të njëjtën zonë.

Sipas tij, asnjë prej automjeteve të tjera nuk është gjobitur.

“Përshëndetje JOQ, jam shumë i shqetësuar për këtë gjest që ka ndodhur. Vetëm makinës time i kanë vendosur gjobë, ndërsa makinave të tjera asnjë. Ju lutem shpërndajeni, sepse jam shumë i shqetësuar për këtë gjë. Kjo ka ndodhur në Tiranë, në Myslym Shyri.”

Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik dhe të verifikohet nëse gjobitja është vendosur në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me rregullat.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga autoritetet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit