Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e arkave në një pikë fruta-perimesh në Komunën e Parisit, Tiranë.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:25
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një person që afrohet te arkat dhe kutitë e kartonit të vendosura pranë biznesit. Ai i grumbullon dhe më pas largohet me to.
Qytetari kërkon që pamjet të publikohen me shpresën se personi mund të identifikohet.
“Postojeni pak, ju lutem. Vetëm po nuk e gjeta këtë që na vjedh arkat.”
JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë për të sjellë rastin në vëmendje dhe për të ndihmuar në identifikimin e personit.