“Turistët elitarë vjedhin karrigen në mes të natës”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.09.2026, 21:26

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë të ndodhur në zonën përballë Kalasë së Durrësit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, të regjistruara në orën 00:06, shihet një grup personash duke kaluar në trotuar.

Në një moment, njëri prej tyre afrohet te një karrige e vendosur pranë rrugës, e merr dhe largohet me të, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit vazhdojnë rrugën.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për turistë, të cilët ai i ka cilësuar me ironi si “turistë elitarë”.

Pamjet tregojnë momentin kur karrigia merret dhe largohet nga zona.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit