“Dëme të mëdha në Fushë-Krujë”/ Zjarri djeg ullinj shekullorë, banori: “Mbi 50 hektarë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.09.2026, 19:47

Dëme të mëdha janë shkaktuar nga zjarri në zonën e Fushë-Krujës, ku sipas një banori janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, përfshirë edhe ullinj shekullorë.

Në pamjet e reja të dërguara në redaksi shihet një helikopter zjarrfikës duke ndërhyrë nga ajri, ndërsa pjesa tjetër e videos tregon sipërfaqe të mëdha të djegura, shkurre të karbonizuara dhe gardhe të dëmtuara.

Në disa zona vijojnë të duken tym dhe vatra të vogla zjarri, ndërsa pasojat e flakëve janë të dukshme në të gjithë sipërfaqen e përfshirë.

Sipas banorit, zjarri ka përfshirë më shumë se 50 hektarë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe ullishtet e zonës.

JOQ Albania publikon pamjet e reja dhe dëshminë e banorit, ndërsa përmasat e sakta të dëmeve dhe sipërfaqes së djegur pritet të përcaktohen nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit