“Desh me vrau”, qytetari denoncon drejtuesin e Audi-t: Më preu rrugën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.09.2026, 19:27

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, përmes së cilës denoncon manovrën e rrezikshme të një automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës.

Sipas denoncuesit, një “Audi A3” ka kryer një manovër të befasishme duke kaluar nga njëra korsi në tjetrën dhe duke i prerë rrugën në mënyrë të rrezikshme.

Në pamjet e mbërritura në redaksi, automjeti tjetër shihet teksa futet papritur në korsinë ku po lëvizte denoncuesi. Manovra e detyron këtë të fundit të reagojë menjëherë për të shmangur përplasjen, e cila mund të kishte pasoja të rënda.

Denoncuesi pretendon se gjatë lëvizjes në autostradë, drejtuesi i “Audit” kishte kryer edhe më herët manovra të tjera të parregullta, duke lëvizur në mënyrë të paqëndrueshme mes korsive.

“Desh më vrau. Gjatë gjithë rrugës ka bërë zig-zake në rrugë”, shkruan qytetari në mesazhin e dërguar në redaksi, duke kërkuar që rasti të bëhet publik dhe të merren masa ndaj shoferit.

Sipas tij, në momentin kur automjeti i preu rrugën, sinjali i kthimit është vendosur me vonesë, ndërsa manovra ishte tashmë duke u kryer.

Ngjarja, e cila ka ndodhur dy ditë më parë, është një tjetër shembull i rrezikut që krijojnë manovrat e papritura në një aks rrugor me qarkullim të lartë, ku një gabim i vetëm mund të sjellë përplasje me pasoja serioze.

JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari për të sjellë në vëmendje këtë rast dhe për të ngritur shqetësimin mbi sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit