“Kam sjellë djalin te Pediatria e Vlorës, nuk ka ujë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.09.2026, 19:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Pediatrinë e Vlorës.

“Përshëndetje. Kam sjellë djalin te Pediatria e Vlorës. Nuk ka ujë. Është për të vënë duart në kokë.”

Në videot e dërguara në redaksi shihet një person duke hapur rubinetin e lavamanit, nga i cili fillimisht nuk del ujë. Në një tjetër pamje, në tualetin e spitalit shihet një kovë e mbushur me ujë, e vendosur në kabinën e dushit.

Situata ngre shqetësim për kushtet me të cilat përballen pacientët dhe familjarët në ambientet e pediatrisë.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetares, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga strukturat përgjegjëse për furnizimin me ujë dhe kushtet në Pediatrinë e Vlorës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit