Aksident tragjik në Bosnjë, humb jetën 24-vjeçari nga Rahoveci

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.09.2026, 17:25

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka humbur jetën një i ri me prejardhje nga Rahoveci.

Sipas raportimeve të mediave boshnjake, viktima është 24-vjeçari Ali Dermala, i cili është aksidentuar me motoçikletë në afërsi të Bradinës, në rrugën M17 në drejtim të Sarajevës.

Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të rënda, ai nuk ka arritur të mbijetojë dhe është konstatuar i vdekur në vendin e ngjarjes.

Për humbjen tragjike ka njoftuar edhe familja e të ndjerit.

Ceremonia e varrimit të Ali Dermalës do të mbahet nesër, më 8 shtator, nga ora 17:00, në varrezat Ravne Bakije.

24-vjeçari ishte djali i imamit Muhamed Dermala, i cili jeton dhe punon në Sarajevë.

Ngjarja ka pikëlluar familjarë, miq dhe të njohur të të riut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit