“Ka marrë flakë Kruja”/ Zjarri përhapet në zonën kodrinore, banorët kërkojnë ndihmë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.09.2026, 17:25

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë lidhur me një zjarr që ka përfshirë një zonë kodrinore në Krujë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen re të mëdha tymi dhe flakë që janë përhapur në një zonë të mbuluar me pemë dhe ullishte, ndërsa në afërsi dallohen edhe banesa.

“Ka marrë flakë Kruja krejt. Ju lutem, na ndihmoni.”

Situata ka shkaktuar shqetësim te banorët, veçanërisht për shkak të afërsisë së flakëve me zonat e banuara.

JOQ Albania publikon pamjet dhe apelin e qytetarit, ndërsa kërkon ndërhyrje të shpejtë nga strukturat përgjegjëse për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banorët dhe pronat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit